75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prizren, kapet një person me afro 100 gram narkotik dhe 450 euro

Dje me datë 28.09.2019, në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar 94.31 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy mulli për bluarje, katër pako rizlla, një telefon mobil, një peshore, 450 euro dhe 20 franga zvicerane para të gatshme.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/