75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Prizren, kërcënojnë policët, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit, i kanë ekspozuar dhe kanosur verbalisht zyrtarët policorë, përcjellë Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit të dy personat janë dërguar në mbajtje dhe arma me pesë fishekë është konfiskuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, nën ndikim të alkoolit, pasi që të njëjtit duke ekspozuar armën-pistoletë, kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë duke i penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Arma me pesë copë fishekë është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/