75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / MSH1

Prizren: Nën kërcënim të armës, dy personave u grabiten para

Në orët e para të ditës së djeshme, në Prizren, është raportuar një rast i grabitjes.

Sipas policisë, tre persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, u kanë grabitur para në vlerë prej 40 eurosh dy viktimave kosovare, një mashkull dhe një femër.

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është inicuar si “Grabitje”./IndeksOnline/