13:04 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. M.

Prizren nikoqir i heronjve, zbulohet edhe shtatorja e Adem Jasharit për 28 Nëntorit

Kryeqyteti historik i shqiptarëve për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz.

Derisa në rrugën “Hasan Prishtina”, afër stacionit për pak kohë do të zbulohet shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, një e tillë e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit.

Në sfodn të shtatores së heroit është vendosur slogani “Liria ka emër” që u aktualizua së fundi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me akuza për krime lufte.

Për nderimin e figurës së Adem Jasharit te “Abi Çarshia” shkuan nga Prekazi edhe Bekim Jashari, Robin Haxhi Krasniqi, Halil Kastrati, Anton Çuni dhe disa qytetarë.