75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Prizren, një burrë sulmon seksualisht dy femra!

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për sulm seksual, në Prizren.

Policia ka arritur të arrestojë një person, pasi i njëjti ka sulmuar seksualisht dy femra kosovare, shkruan IndeksOnline.

“Prizren, 12.08.2021 -17:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./IndeksOnline/