Prizren, një person gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete

Në Prizren është raportuar për një vdekje të dyshimtë
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/