75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 10 Mars 2026 / Z S

Prizren: Persona të panjohur hyjnë në shtëpi dhe marrin para, stoli ari dhe armë

Persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një shtëpi në rrugën “Selman Riza” në Prizren.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 mars 2026 rreth orës 20:00, ku të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës, mashkull kosovar.

Nga shtëpia janë marrë stoli ari, para të gatshme, një armë gjuetie, një pistoletë si dhe 45 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./Indeksonline/