75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Prizren, rrënohen disa lokale përball Stacionit të Autobusëve

Në qytetin e Prizrenit, përball Stacionit të Autobusëve, janë rrënuar disa lokale.

Edhe pse jo i konfirmuar, besohet të ketë qenë një aksion i Komunës së Prizrenit, transmeton Indeksonline.

Muajt e fundit, Inspektorati i komunës së Prizrenit ka intervenuar në disa objekte afariste pa leje ndërtimore.

Po ashtu vitin e kaluar, ishin larguar objektet që ishin pa leje në Qendrat Historike./Indeksonline/