75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Prizren, shërbimet komunale vazhdojnë me staf të reduktuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi se shërbimet komunale po vazhdojnë me staf të reduktuar.

Ai konfirmoi se shërbimi primar shëndetësor vazhdon dhe falënderoi qytetarët për respektimin e masave të ndërmarra nga qeveria.

“Falënderoj restorantet, kafiteritë, çajtoret, pabet dhe qendrat tregtare për respektimin e vendimeve për ndërprerje të aktivitetit. Të vazhdojmë me bashkëpunim dhe mirëkuptim! Ftoj qytetarët që të zbatojnë masat për shëndetin publik! Panik jo! Kujdes po!”, shkroi Haskuka.