Prizren/ Shkoi për të mprehur sëpatën por fjalosen dhe sulmohet nga i dyshuari

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar edhe për një lëndim të rëndë trupor, në Prizren.
Sipas policisë, viktima kishte shkuar tek i dyshuari për të mprehur sëpatën, ku pas një mosmarrëveshje me fjalë, i dyshuari e sulmon pikërisht me sëpatë.
“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 01.12.2020 – 11:30. Derisa viktima mashkull kosovar kishte shkuar për ta mprehur një sëpatë tek i dyshuari mashkull kosovar dhe pasi që palët ishin fjalosur ndërmjet vete, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima është liruar për shtëpi. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/