Prizren, shkrepën me armë ia thyen xhamin e veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth një rasti që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i ishte thyer xham i veturës, i cili ishte goditur nga një plumb në rrethana të panjohura.
Rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se xhami i veturës së tij që ishte e parkuar në parking është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në vendin e ngjarjes nga njësia e forenzikës është sekuestruar një predhë. Rasti në hetime”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.