Prizren/ Shoferi nuk i bindet urdhrit për kontroll, tenton ta godasë me autobus zyrtarin komunal

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet të mos iu ketë bindur urdhrave të inspektorit komunal për ndalesë për kontroll.
Madje, shoferi që po drejtonte automjetin – autobus, ka tentuar ta godasë me të zyrtarin në fjalë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:15, në rrugën “Rrust Kabashi”.
Sipas policisë, zyrtarit komunal i është ofruar tretmani mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.