08:51 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / MSH

Prizren/ Shpërthim në tregun e kafshëve, policia në vendin e ngjarjes

Një granatë dore është hedhur pak çaste më parë në tregun e kafshëve në Prizren, raporton Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.

Ai ka deklaruar për Indeksonline se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

No description available.