75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 10 Prill 2023 / L K

Prizren, ushtronte dhunë mbi babanë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se po shkaktonte dhunë në vazhdimësi babait të tij.

Gjatë kontrollimit i është gjetur 0.9 gram marihuanë.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë ndaj tij. Gjatë kontrollit në trup të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.