Prizrenasi bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç, i shkaktoi lëndime trupore

Në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një të miture me të cilën ishte duke bashkëjetuar për disa muaj.
“BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHË 16 VJEQARE & LËNDIM I LEHTË TRUPORË
Prizren 05.06.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar për disa muaj me viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. /IndeksOnline/