11:01 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Prizrenasi bën gërmime me ekskavator në zonën e autostradës, Ministria e Infrastrukturës ndërpren punimet

Foto ilustrim

Në fshatin Vermice të Prizrenit, një person ka bërë disa gërmime me ekskavator në zonën e autostradës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë ndërprerë punimet dhe kanë vendosur shiritin e sigurisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/