Prizrenasi i dehur rrah gruan dhe vëllain, i bën për spital

Dje në orët e para të mëngjesit është arrestuar një person pasi që ka rrahur bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur në Prizren, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike.
“Prizren, 28.07.2021 – 05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare dhe vëllain e tij mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje“./Indeksonline/