12:59 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Prizrenasi i infektuar me COVID-19 jashtë shtetit, qëndroi në vetëizolim

Drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka njoftuar se personi i infektuar me koronavirus nga komuna e Prizrenit, ka ardhur në Kosovë para 14 ditësh.

“Personi në fjalë ka qenë i vetizoluar që nga dita e parë e ardhjës. Nuk ka patur simptoma deri në ditën e 12 të vetizolimit, por fatkeqësisht simptomet u janë shfaqur në ditën e 12 dhe tanimë pas testimit ka rezultuar pozitiv”, ka shkruar Shehu në llogarinë e tij të Facebook-ut, duke i uruar shërim të shpejtë pacientit në fjalë.

Ndryshe numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 108, me dy rastet e fundit që u konfirmuan sot.

Njëri nga Gjakova e tjetri nga komuna e Prizrenit./Indeksonline/