10:00 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një prizrenas- sulmon zyrtarin policor

Një person në Prizren është arrestuar të martën, pasi që ka sulmuar zyrtarin policor gjatë detyrës, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Prizren 25.02.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor –viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/