75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Prizrenasit të pamëshirshëm ndaj shqiponjave, i vrasin dhe i postojnë në Facebook

Në Prizren, qytetarë të pamëshirshëm kanë vrarë shqiponjën, dhe e kanë postuar në rrjetin social Facebook.

Në disa fotografi që ka Indeksonline, shihet se një grup prej katër personave e kanë vrarë shqiponjën, më të cilën edhe janë fotografuar.

E.K e ka shpërndarë fotografinë, ku shihet së bashku me tre persona të tjerë të cilët mbajnë në duar shqiponjën e vrarë.

Vrasja e kafshëve të egra është e pranishmë në Kosovë, edhe pse është e ndaluar me ligj./Indeksonline/