75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Prizreni dhe Gjilan me numrin me të madh të të infektuarve por qytetarët nuk i ndalin shëtitjet

Momentalisht komuna e Prizrenit mban primatin me numrin e të infektuarve me Covid-19, 50 raste, dhe ajo e Gjilanit me 26 raste.

Pavarësisht këtyre qytetarët duket se nuk po i dalin shëtitjet e tyre në qytet, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 28 persona për shkak të mos veprimit sipas dispozitave shëndetësore në kohë pandemie.

Numri më i madh i të arrestuarit janë nga Komuna e Gjilanit dhe Prizrenit.

17 në Prizren, 7 në Gjilan dhe 3 persona në Pejë janë arrestuar dje nga PK pasi nuk vepruan përkatëzi me vendimet e Qeverisë/IndeksOnline/