20:59 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Prizreni e mposht me lehtësi Feronikelin

Prizreni ka mposhtur me lehtësi Feronikelin me rezultat 96-83, në ndeshjen e fundit të xhiros së 21 në Superligë.

Ndeshja kaloi lehtë për Prizrenin, derisa Feronikeli në këtë ndeshje luajti me vetëm 8 lojtarë.

Ty Nichols ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra prizrenase me 24 pikë, derisa luajti edhe me 7 asistime e 6 kërcime.

Te Prizreni gjithashtu u dalluan edhe Dariel Franklin me 22 pikë, Urim Zenelaj me double-double prej 16 pikëve e 16 kërcimeve dhe Andre Wolford me 16 pikë të tjera.

Te Nikli u dalluan Kareem Storey me 22 pikë e 5 asistime, Fisnik Juniku me 20 pikë e 6 kërcime, Ergin Grosha me 16 pikë e 9 kërcime dhe Rinor Ahmeti me 11 pikë.