Prizreni lanson produktet e kajakut, mund t’i shijoni në lumin Drin
Komuna e Prizrenit sot ka bërë lansimin e produkteve në fushën e turizmit, përkatësisht atë të kajakut dhe të bicikletave malore.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se tanimë qytetarët e Prizrenit si dhe turistët që vizitojnë qytetin, mund t’i shijojnë këto sporte rekreative në luginën e lumit të Drinit në fshatin Nashec.
Haskuka ka falenderuar organizatën zvicrane Sëisscontact dhe projektin PPSE, si dhe operatorin turistik Supercampers për këtë projekt të rëndësishëm për fushën e turizmit, të cilën ai e konsideron një prej fushave kryesore për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit. /IndeksOnline/





