75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 12 Qershor 2026 / S Z

Prizreni lë pas të kaluarën problematike, përfundon me disiplinë dhe sukses numërimin e votave

Pas katër ditësh punë intensive, ka përfunduar procesi i numërimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) “Sezai Surroi” në Prizren, komunën e dytë më të madhe në Kosovë.

Anëtari i ekipit të numërimit, Hysin Pllava, e vlerësoi procesin si të suksesshëm, duke theksuar se gjithçka ka kaluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

 Ai veçoi edhe kontributin e Nexhmedin Hysenit (Kryesues i KKZ-së në Prizren), për të cilin tha se ka ndikuar që procesi të zhvillohet me ritëm të shpejtë dhe me saktësi të lartë. Ky i fundit tha se gjithë ky angazhim i punës të pashoq me stafin e KKZ-së, me përkrahjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, Prokurorisë në Prizren dhe subjekteve politike pjesmarrëse në zgjedhje, u bë që procesi të jetë i lirë, demokratik dhe i pranueshëm për gjitha palët që vetëm këtë mënyrë madhështojmë Repubikën e Kosovës.

 Në këtë qendër janë numëruar votat e mbi 56.044 votuesve nga gjithsej 184.671 votues të regjistruar në Komunën e Prizrenit. Vlen të theksohet se QKN “Sezai Surroi” kishte qenë ndër pikat më problematike në proceset zgjedhore të kaluara. Në zgjedhjet e mëhershme, nga kjo qendër ishin arrestuar mbi 100 anëtarë të këshillave zgjedhore për shkak të dyshimeve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Pavarësisht historikut problematik, procesi i sivjetmë i numërimit u zhvillua pa incidente dhe përfundoi me sukses. /Indeksonline/