75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prizreni nis në Shqipëri; mjek, infermierë, zjarrfikës e pako ushqimore

Një ekip i Shërbimit Urgjent nga Prizreni, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot është nisur drejt Shqipërisë me autoambulancë të pajisur me materiale për intervenim të shpejtë, për të ofruar ndihmë qytetarëve në zonat e prekur nga tërmeti.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ky është njoftimi i tij:

Krahas kësaj në koordinim me institucionet qendrore do të niset edhe një automjet i zjarrfikësve, ndërkaq nga buxheti komunal kemi ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.

Si Komunë, nga nesër do të fillojmë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve.

Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të tregojnë solidaritetin e tyre duke dhuruar gjësende për ndihmë.