75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 21 Janar 2025 / S Z

Prizreni po e mbështet masivisht kandidaturën e Patriot Krasniqit për Kuvendin e Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Patriot Krasniqi së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit,  Shaqir Totaj, si dhe me kandidatë të tjerë për deputet, kanë zhvilluar një takim me banorë të fshatit Korishë të Prizrenit.

Krasniqi i cili po merr përkrahje të madhe për kandidaturën e tij nga banorët e Prizrenit, është zotuar se do të jetë zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës.

“Mbrëmë, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, si dhe me kandidatë të tjerë për deputetë, zhvilluam një takim me banorët e fshatit Korishë të Prizrenit. Zotohem se do të jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi po ashtu së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ka takuar dhe banorët e Hasit dhe të fshatrave të Perdrinisë. E nuk ka munguar pritja madhështore as nga banorët e këtyre fshatrave, të cilët po e mbështetin Krasniqin, në garën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Mbrëmë takuam banorët e Hasit dhe e fshatrave të Përdrinisë, pritje madhështore për kryeministrin e ardhshëm z.Bedri Hamza”, ka shkruar Krasniqi.