75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prizreni rikthehet te fitorja, mposht Feronikelin

Skuadra e Prizrenit, pas humbjes ndaj Prishtinës, është rikthyer te fitorja, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 93-101.

Performanca e shkëlqyer e amerikanit, Elliott Cole, bëri që Prizreni ta regjistroj fitoren e gjashtë të stinorit.

Cole gjatë ndeshjes luajti me 25 pikë, derisa ishte i saktë pesë herë nga tetë tentimet e tij nga vija e treshit.

Cole gjithashtu u ndihmua edhe nga Malcolm Canada me 18 pikë e 10 asistime, Ty Nichols me 18 pikë e 7 kërcime, Urim

Zenelaj me 10 pikë e 11 kërcime dhe Bennett Holley me 10 pikë të tjera.

Te Feronikeli u dalluan Tyron Garland me 22 pikë, Arti Hajdari dhe Rinor Ahmeti me nga 18 pikë dhe Brandon Scott me Darius Huggins me nga 15 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.