Prizreni së shpejti bëhet me kinema të re
Pas një takimi mes drejtorit menaxherial të kinemasë Cineplexx, Milazim Salihu dhe kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, qyteti i Prizrenit që nga muaji tetor i këtij viti pritet të bëhet me kinema.
“Prizreni një kohë ishte qytet pa kinema, ndërsa sot është shndërruar në një prej qyteteve më atraktive për investim në këtë fushë”, shkroi Haskuka në Facebook.
Adhuruesit e filmit do të kenë mundësi që t’i shikojnë filmat më të rinjë në 5 salla te kësaj kinemaje në Prizren, në një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 800 ulëseve.
