Prizreni së shpejti me Shtëpi të Pleqve

Komuna e Prizrenit shumë shpejt do të ndërtojë Shtëpinë e Pleqve.
Ndërtimi i saj, Komunës së Prizrenit do t’i kushtojë 167,463 euro, shkruan Indeksonline.
Punët do t’i kryejë “MBB Construction SH.P.K.”, kompania e cila ofroi çmimin më të ulët, kriter ky që ishte kryesor nga komuna.
Tashmë lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj komune.
