75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / OSH

Prizreni shtet në veti, kafiteritë nuk e kanë ndalur punën, s’po respektohen rregullat

Gastronomët e Prizrenit duket se nuk po pyesin për rregullat e shtetit.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje nga qyteti i Prizrenit, ku shihet që në shesh ka grumbull njerëzish dhe se kafiteritë po punojnë sikur të mos ekzistonte koronavirusi, transmeton Indeksonline.

Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të premten morën vendim që gjatë vikendit të gjitha lokalet të jenë të mbyllura.

Po ashtu u vendosën në karantinë shtatë qytete të Kosovës. Kjo si pasojë e rritjes së rasteve, ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 730 raste./Indeksonline/