Prizreni shumë shpejtë me fusha të tenisit, rreth 750 mijë euro investime
Qyteti i Prizreni do të bëhet me fusha të tenisit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar projektin me të cilin do investohen rreth 750 mijë euro investime, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, fushat e tenisit do të jenë të gatshme verën e vitit të ardhshëm.
Njoftimi i plotë:
Afër 750 mijë euro për fushat e tenisit në Prizren, të cilat do të jenë të gatshme verën e vitit të ardhshëm. Fushat do të jenë të mbuluara, për zhvillim të aktivitetit sportiv gjatë tërë vitit, dhe moderne, për të mirëpritur edhe ndeshje ndërkombëtare. Me investimet që po bëjmë në infrastrukturën sportive, Prizrenin e trashëgimisë kulturore po e kthejmë edhe në qendër të sportit si kulturë.
/IndeksOnline/

