Problem me vizë, Rina Balaj nuk performoi në Zvicër

Ka disa ditë që këngëtarja kosovare Rina Balaj, ka paralajmëruar që do të performoj në një diskotekë në Zvicër.
Por, jo çdo gjë shkoi siç kishte planifikuar ajo.
Përmes një posimi në “Instastory” la të kuptojmë që nuk ka qenë prezente në këtë organizim për shkak se i ka dalë një problem me vizë.
“Nuk muj me performu sonte per arsyje te nje problemi qe m’ka dal te viza. Me falni, shihemi herave tjera. Shume shume dashuri”, shkroi artistja në publikim./Indeksonline/
