Problem për Barcelonën, Diaz arrin marrëveshje me Bayernin

Anësori kolumbian, Luis Diaz ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun.
Këtë e ka konfirmuar portali i njohur gjerman, “BILD”, e cila thotë se ka marrëveshje verbale mes të dyja palëve.
Për kolumbianin ka interesim të madh edhe Barcelona, e cila po insiston për të pas dështimit të transferimit të Nico Williamsit.
Diaz, bëri 50 paraqitje duke shënuar 17 gola dhe 8 asistime, ku arriti të fitonte titullin e Premierligës./IndeksOnline/