Problem pronësor në Gjilan, nipi rrahet me axhën e tij, e pëson gruaja e xhaxhait

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka marr një lajm për një problem në Gjilan, ku nipi pati problem me xhaxhain e tij për një problem pronësor.
Nipi përderisa ishte matur ta godiste axhën e tij, ai ka goditur gruan e xhaxhait me çelës mekanik, transmeton Indeksonline.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një kontest pronësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje./Indeksonline/