75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Probleme me bilancin e 2022-shit, Juventusi hetohet nga Prokuroria e Romës

Juventusi sërish në lupën e drejtësisë. Pas pezullimit me 10 pikë sezonin e kaluar, ndaj bardhezinjve është hapur një tjetër hetim.

Këtë herë është prokuroria e Romës, që ka njoftuar se po heton për parregullsi me bilancin e vitit 2022 dhe manovrat me pagat, nga ana e klubit bardhezi.

Momentalisht nuk ka ende detaje nga dosja e hapur për klubin torinez, megjithatë konfirmohet se bëhet fjalë për manovra të kryera nga ish-drejtuesit e Juventusit, të cilët janë dënuar tashmë.

Media italiane raporton se bëhet fjalë për një fazë të parë të hetimeve, teksa vetëm muajt e ardhshëm do të mund të shihet nëse shkeljet mund të kenë apo jo pasoja në aspektin sportiv të Juventusit.