75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 22 Korrik 2022 / A. M.

Probleme me shëndetin, politikani shqiptar transportohet në spitalin e Burgut

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është transportuar në spitalin e Burgut.

Sipas “News24”, Koka ka mbërritur në spital me probleme shëndetësore.

Ende nuk është bërë i ditur problemi shëndetësorë i ish, ministrit por kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në spital.

Më parë ai ka shfaqur probleme kardiake dhe ka marrë ndihmë të specializuar në spitalin e Burgut.

Kujtojmë se Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan.

Ish-ministri akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.