Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll
Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan Asllanin në skuadër.
Këtë të enjte ishte planifikuar fluturimi i mesfushorit kuqezi në Stamboll, por një defekt teknik ka bërë që të anulohet diçka e tillë.
Ka qenë vetë Besiktas që ka bërë njoftimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Fluturimi TK1876 nga Milano Malpensa drejt aeroportit të Stambollit, që mbante Kristjan Asllanin, është anuluar për shkak të një problemi teknik. Informacione të tjera rreth orarit të mbërritjes do të publikohen sapo të finalizohen”,- shkruan klubi.

