Probleme në familje në Pejë, arrestohet i dyshuari përdorues i narkotikëve
Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka shkaktuar probleme në familje dhe ka shitur gjësende të shtëpisë.
Sipas informacioneve nga policia, rasti ka ndodhur më 14 mars 2026 rreth orës 18:00. I dyshuari, mashkull kosovar dhe përdorues i dyshuar i narkotikëve, dyshohet se ka shitur gjësende nga shtëpia dhe ka shkaktuar probleme të tjera me sjelljen e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

