Probleme në Juventus, De Ligt duhet t’i nënshtrohet operimit?

‘Corriere di Torino’ shkruan se problemi që po e shqetëson lojtarin mund të kërkojë intervenim kirurgjik.
Intervenimi mund të kryhet pas fundit të sezonit, në mënyrë që lojtari të jetë i gatshëm për sezonin e ri.
Klubi dhe lojtari duhet të marrin vendimin, me ndeshjet finale dhe Juventusin që është akoma në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se De Ligt është paraqitur në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, përfshirë pesë në LK.