Probleme në karrierë, por Granit Xhakës po i ecë mbarë në jetën private
Granit Xhakës mund të mos i ec aq mirë me karrierën e futbollit, por ai ka një jetë të lumtur familjare.
Pikërisht një muaj më parë, futbollisti kosovar që luan për ekipin anglez, Arsenal u bë baba për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Graniti ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar te bijën në një mujorin e lindjes me një foto të ëmbël familjare ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën.
“Urime një mujori engjëlli im, babai dhe nëna të duan shumë”, ka shkruar Graniti sipër fotografisë.

Ndryshe, së fundi futbollisti u shkarkua nga pozita e kapitenit të Arsenalit pas sjelljeve jo të mira ndaj tifozëris së këtij ekipi./Indeksonline/