75 Mall Live Search
13:11 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Probleme për Ancelotin, shtatë futbollistë të lënduar para ndeshjes me Barcelonën

Viti 2023 nuk nisi shumë mirë për Real Madridin, disfata e Villarrealit dhe një seri lëndimesh.

Përveç David Alaba dhe Aurelien Tchouameni, të cilët nuk shkuan në kampin stërvitor në Riad, janë edhe disa lojtarë të tjerë, gjendja e të cilëve është shqetësuese për tifozët.

Pas testeve mjekësore, Lucas Vazquez u diagnostikua me një ndrydhje në kyçin e këmbës dhe ishte jashtë për 6 javë sipas AS.

Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde u goditën rëndë, Dani Carvajal dhe Ferland Mendy u përballën me mbingarkesë të muskujve. Klubi i konsideron ata “jo 100% gati”.

Real Madrid do të përballet me Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.