Probleme për Barcelonën, Ter Stegen lëndohet pak ditë para ndeshjes së Champions League

Marc Andre Ter Stegen ka pësuar një lëndim në stëvitjen e fundit të Barcelomës.
Portieri gjerman pati probleme me shpinën e tij dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndj Rayo Vallecanos, shkruan IndeksOnline.
Mungesen e tij e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës. Xavi Hernandez në konferencën për media.
“Nesër Marc nuk mund t’ia dalë dhe ne kemi besim të plotë te Inaki Pena, i cili është 100 për qind gati,” tha Xavi në një konferencë shtypi të premten.
Sipas mediave spanjolle, Ter Stegen mund të humbas edhe ndeshjen ndaj Portos në Champions League./IndeksOnline/