Probleme për Cristiano Ronaldon në Portugali, para ndeshjes së sotme ndaj Zvicrës

Tifozët portugez nuk duan ta shohin Cristiano Ronaldon në formacionin fillestar kundër Zvicrës.
Ky është rezultati i një sondazhi të gazetës më të madhe sportive portugeze “A Bola”.
70 për qind dolën kundër superyllit që të jetë në formacionin fillestar. Edhe gazetarët janë të ashpër me 37-vjeçarin.
Portugezët besojnë për herë të parë se cilësia e ekipit është më e lartë pa Ronaldon.
“Do të vendos të martën” ka thënë trajneri Santos kur është pyetur nëse do të startoj Ronaldo./Indeksonline/