Probleme për Donaruman, mund të mungoj kundër Interit
Gigio Donaruma mund të mungoj në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit që zhvillohet sonte në mbrëmje.
Portieri i Milanit ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë seancës stërvitore gjatë ditës së martë dhe ekzistojnë shanse që 18 vjeçari të mos jetë i gatshëm për derbin.
Vendimi përfundimtar, megjithatë, do të merret nga Gattuso pas konsultimit me stafin mjekësor të Rossonerëve pasi askush nuk dëshiron të marrë rreziqe dhe në rast të humbjes portieri i dytë, Marco Storari, është gati. /IndeksOnline/