20:25 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Probleme për Milanin, ja sa do të mungoj Maignan

Portieri i Milanit, Mike Maignan, ka pësuar një lëndim me Francën, në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Austrisë.

Sipas ekzaminimeve të para, Maignan do të mungoj për së paku një muaj, transmeton IndeksOnline.

Lëndimi i tij i ka hapur probleme të mëdha trajnerit Stefano Pioli, pasi ai është njëri nga futbollistët kyç në formacionin e Milanit.

Një tjetër problem për kuqezinjtë është se portieri i dytë i skuadrës, Tatarusanu, nuk është pjesë e listës për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Pioli në këtë kompeticion duhet te luaj me portierin e PRIMAVERA, Jungdal.

Një opsion tjetër është nxjerrja e Maignan nga lista e Champions deri në përfundim të grupeve për ti bërë vend Tatarusanos./IndeksOnline/