23:57 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Probleme për Realin, lëndohet Mendy

Real Madridi ka marrë një lajm të keq ditën e sotme.

Trajneri Carlo Ancelotti, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Ferland Mendyt, shkruan IndeksOnline.

Klubi mbretëror përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Mendy ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stervitjes.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, por sipas mediave spanjollet, thuhet se ai do të jetë jashtë fushave për së paki një muaj./IndeksOnline/