Probleme për Realin, lëndohet Militao, detyrohet të largohet para kohe

Skuadra e Real Madridit ka marrë një goditje të madhe në ndeshjen kundër Valencias.
Mbrojtësi Eder Militao është detyruar të largohet para kohe nga loja, pasi një tërheqje muskulare që kishte gjatë ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Nuk dihet se si është gjendja e tij, dhe sa do të jetë jashtë fushës së blertë, por dëmtimi i tij shqetson klubin mbretëror.
Real Madridi këtë muaj zhvillon ndeshjen ndaj Liverpulit në Ligën e Kampioneve, dhe mungesa e mundshme e Militaos do të jetë një problem i madh./IndeksOnline/