Probleme për transferimin e Correas, Milani ka planin B
Gjigantët italianë të Serie A, AC Milan tani po kërkojnë alternativa pasi e kanë të vështirë të lidhin një marrëveshje për Angel Correa të Atletico Madrid.
Sulmuesi i Argjentinës është zgjedhja e parë e kuqezinjëve për të rritur opsionet e tyre sulmuese përpara sezonit të ri, por vlerësimi i Atletico prej 50 milion eurosh është duke dëshmuar shumë për klubin – veçanërisht në pamundësi të shitjes së portugezit, Andre Silva.
Prandaj, besohet se klubi me qendër në Milano tani po vëzhgon alternativat dhe po shikojnë edhe një herë mundësinë e nënshkrimit të Mariano Diaz të Real Madridit, transmeton Indeksonline/
26-vjeçari tani konsiderohet të jetë sulmuesi i zgjedhjes së tretë pas Karim Benzema dhe nënshkrimit të ri Luka Jovic, kjo është arsyeja pse klubi italian beson se mund ta marrin atë me çmim të lirë ose gjithashtu në një marrëveshje në formë huazimi.
Mariano nuk është një sulmues tipik, por mund të dëshmojë se është një opsion më shumë se i duhur, si një rezervë për Krzysztof Piątek siç tregoi gjatë sezonit 2017-18 me klubin francez Lyon, ku shënoi 21 gola dhe siguroi gjashtë asistime në garën e ligës./Indeksonline/