75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Probleme për Werder Bremen, lëndohet Rashica

Werder Bremen e nisi me humbje sezonin e ri të Bundesligës si vendas ndaj Dusseldorfit 1:3.

Rashica asistoi në golin e vetëm të Werderit, por më pas në minutën e 65-të u detyrua të zëvendësohej për arsye se ankohej nga një lëndim, shkruan Indeksonline.

Werder Bremen ka dalë me një komunikatë ku flet për gjendjen e sulmuesit.

“Sulmuesi u detyrua të zëvendësohej për shkak të problemeve në kofshë. Diagnostifikimi i saktë do të jetë në dispozicion në ditët e ardhshme, pas ekzaminimeve të mëtejshme” – u shprej klubi gjerman në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter./Indeksonline/