Probleme te Anglia? Lampard kandidat për stolin e ‘Tre Luanëve’

Frank Lampard, legjenda e futbollit mund të rikthehet në stol gjatë këtij viti.
Sipas ‘Daily Mail’, Lampard është një nga kandidatët potencial për t’u bërë trajneri i Kombëtares së Anglisë në grupmoshat U21, transmeton IndeksOnline
Humbja e Anglisë U21 ndaj Zvicrës U21 (0-1), ia ka ‘lëkundur’ pozitën e trajnerit, Aidy Boothroyd.
42-vjeçari (Frank Lampard) e nisi karrierën menaxheriale gjatë vitit 2018/19 te skuadra nga Championshipi, Derby County.
Në vitin 2019, Lampard u emërua trajner i Chelseat, ku kaloi gati 2 sezone.
Ai u shkarkua nga ‘Blutë e Londrës’ për shkak të rezultateve të dobëta dhe vendin e tij e zuri trajneri gjerman, Thomas Tuchel./IndeksOnline/